“Fitorja e demokratëve, impakt afatgjatë në SHBA”/ Mentor Beqa: Trump duhet të ulë tonet, sfida e 2028 nis që tani!
Sondazh
Loading ...

schedule22:13 - 4 Nëntor, 2026
Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Mentor Beqa, në emisionin “War Report” në ABC News, komentoi zhvillimet e fundit në politikën amerikane dhe ndikimin afatgjatë që ato mund të kenë në Shtetet e Bashkuara.
Sipas Beqës, Donald Trump mbetet një president i paparashikueshëm, por zhvillimet e fundit duhet të analizohen edhe në këndvështrimin e pasojave që mund të prodhojnë në të ardhmen.
Ai theksoi se sfida kryesore për republikanët do të jetë ruajtja e presidencës në zgjedhjet e vitit 2028. Në këtë kontekst, Trump do të përballet me presionin e brendshëm të partisë, ndërsa një qasje më e moderuar mund të jetë e nevojshme për të shmangur thellimin e polarizimit politik.
Beqa vlerësoi gjithashtu se Trump do të duhet të menaxhojë ndasitë brenda kampit republikan dhe të gjejë një ekuilibër mes fraksioneve të ndryshme politike. Kjo, sipas tij, mund ta shtyjë presidentin amerikan të përqendrohet më shumë te politika e brendshme.
“Trump është një president i paparashikueshëm., por duhet të kemi parasysh hijen e së ardhmes. Ajo që ka ndodhur dje do të ketë një impakt afatgjatë në SHBA. Sfida më e madhe për republikanët do jetë të mbajnë presidencën në 2028. Presidenti Trump pavarësisht se ka filluar numërimin mbrapsht, të një karriere politike, do jetë në presionin e republikanëve. Unë mendoj që do duhet një sjellje e moderuar nga ana e Trump sepse nuk do ketë interes të redikalizojë demokratët. Dhe do duhet të pajtojë edhe ndasitë brenda republikanëve dhe kjo do e bëjë të fokusohet në politikën e brendshme”, tha ai.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

