E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gjermania shpreson për një mbështetje më të madhe amerikane ndaj Ukrainës pas zgjedhjeve të mesmandatit

schedule22:04 - 4 Nëntor, 2026

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, shprehu sot  optimizëm të kujdesshëm për një rritje të mbështetjes amerikane ndaj Ukrainës, pas fitores së demokratëve në të dyja dhomat e Kongresit në zgjedhjet e mesmandatit, një goditje e rëndë politike për presidentin Donald Trump.

“Jam disi optimist se tani do të ketë më shumë diskutime në Kongres, përfshirë edhe mes dy partive, lidhur me atë që mund të bëhet së bashku për të mbështetur Ukrainën”, deklaroi Wadephul në kuadër të një seance parlamentare.

Kryediplomati gjerman theksoi se si demokratët, ashtu edhe republikanët kanë përfaqësues që mbështesin fuqimisht Ukrainën dhe e kuptojnë se lufta e Rusisë kërcënon jo vetëm sigurinë dhe lirinë në Evropë, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, zhvillimet e fundit mund të krijojnë mundësi për ndërmarrjen e nismave të reja në mbështetje të Kievit.

Edhe shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, shprehu shpresën se Kongresi i ri, tashmë nën kontrollin e demokratëve, do të vijojë mbështetjen për Ukrainën.

“Votuesit amerikanë e kanë bërë të qartë zgjedhjen e tyre. Shpresoj që Kongresi dhe Senati i ri të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën dhe të ushtrojnë më shumë presion ndaj Rusisë”, deklaroi ajo.

Që prej rikthimit të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë për një mandat të dytë, në janar 2025, Shtetet e Bashkuara kanë reduktuar ndjeshëm ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Si rrjedhojë, Gjermania është shndërruar në furnizuesin më të madh të armëve për Kievin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›