Presidentit Topi i jepet titulli “Nderi i Odës Dibrane”.
2 nëntor 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ishte sot i pranishëm në natën e parë të edicionit të trembëdhjetë të “Odës Dibrane”, një veprimtari e përvitshme tradicionale kulturore, që organizohet në qytetin e Peshkopisë, në të cilën marrin pjesë grupe folkloristike nga të gjitha trevat shqiptare, Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.
Në këtë manifestim, që u mbajt në Qendrën Kulturore “Haki Stërmilli”, Kryetari i Shtetit shoqërohej nga Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, Zv/ministrja e Kulturës, Suzana Turku, Kryetari i Bashkisë së Peshkopisë, Ilir Krosi dhe Drejtori i Qendrës Kulturore, Veli Vraniçi.
Në përfundim të aktivitetit, me iniciativën e Qendrës Kulturore dhe të Bashkisë së Peshkopisë, Presidentit të Republikës i është dorëzuar nga Kryebashkiaku, Ilir Krosi titulli: “Nderi i Odës Dibrane” me motivacionin: “Nderim e mirënjohje Mikut të madh, që me praninë e Tij i dha dinjitet e madhështi ‘Odës Dibrane’”.
Duke falenderuar Kryetarin e Bashkisë dhe organizatorët e “Odës Dibrane” për ftesën dhe për titullin, Presidenti Topi është shprehur: “Të vish tek ‘Oda Dibrane’, në radhë të parë do të sjellësh nëpër mendje mikpritjen dibrane, bujarinë dibrane, patriotizmin e kësaj treve të shkëlqyer dhe duke biseduar me Zv/ministren e Kulturës, Suzana Turku, një nga artistet e shkëlqyera që ka vendi ynë, po bënim interpretimin e skenës. Dëshiroj të vlerësoj skenografin, i cili ka ditur në pak ambjent t’i mbledhë të gjitha. Këtu shohim simbolikën e kullës dibrane, që sot me kënaqësi e gjejmë në Çidhën, në Reç, në Lurë, në Kastriot. Ju e shikoni që ‘Oda Dibrane’ ka shumë dritë. Ju e dini që në këtë hapësirë midis dy kullave dibrane ka vend për të gjithë, ajo është mikpritja dibrane. Në këtë qilim në fakt është i gjithë arti dhe talenti i artizaneve dibrane, ku kombinohet arti me simbolikën e të gjithë simboleve kombëtare. Këtu i gjen të gjitha, kjo është arsyeja që ‘Oda Dibrane’ është një institucion më vete, është vazhdimi i nëntë maleve të Dibrës, që ishin një institucion më vete. Më vjen mirë që ky edicion i 13-të sot bashkon shqiptarët që vijnë nga vise të ndryshme. Ky është një mesazh i mrekullueshëm. Këtu, përveç kostumeve, përveç instrumenteve, përveç këngëve dhe valleve burimore ne shohim se si bashkohen zemrat e shqiptarëve kudo që janë, në momente mjaft të rëndësishme të historisë së popullit tonë”.