E Diel, 1 Nëntor 2026

Florida, Diveroli fiton lirinë me kusht

Presidenti i kompanisë AEY, Efraim Diveroli i akuzuar për mashtrim të Pentagonit sa i përket kontratës që ai kishte për furnizimin me armë të ushtrisë afgane ka fituar lirinë me kusht nga gjykata federale në Miami. Sipas gazetes nderkombetare, New York Times, 22-vjeçari nga Miami ka kërkuar dje pafajësinë në gjykatë dhe është shfajësuar për çdo akuzë, duke thënë se ‘nuk kam mashtruar për asgjë’.

Prokurorët thonë se kompania e Diverolit, AEY Inc., ka furnizuar forcat afgane me municione kineze të cilat vinin nga Shqipëria. Për këtë ai është paguar me 10 milionë dollarë pasi ligji amerikan nuk lejon importimin e armëve kineze në kontratat me Pentagonin. Sipas prokurorëve Diveroli ka fshehur origjinën kineze të municioneve duke i ripaketuar në kuti të tjera në Gërdec në Shqipëri.

By THE ASSOCIATED PRESS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›