E Diel, 1 Nëntor 2026

Anketat në Vlorë, mësuesit marrin para për notat

Pas anketimit të zhvilluar nga Drejtoria Arsimore e Vlorës, me nxënësit e shkollave të mesme publike të qytetit, drejtuesit e arsimit në rreth, kanë bërë me dije rezultatet për gjithsecilin. Gjithçka është diskutuar brenda ambienteve të shkollave, duke u mbajtur larg publikimit ne media. Mësuesit janë njohur me atë që nxënësit kanë shkruar për të, sa kanë kushtuar kurset, apo sa u është paguar për një notë.

Duke pranuar dhe masën e subjektivitetit, nga ana e drejtorisë arsimore të arsimit, janë marrë parasysh ato që kanë rezultuar nga anketimi kur masë e madhe nxënësish kanë shënuar emrin e të njëjtit mësues për shuma lekësh të marra.

Mësohet se në top listën e mësuesve të tillë janë radhitur dy gjimnazet “Halim Xhelo” e “Ali Demi”.

Shifra alarmante pagesash kanë rezultuar për shkollën industriale, e cila është testuar deri te vitet e treta. Burimet brenda drejtorisë bëjnë me dije se nxënësit kanë paguar deri në 2 milionë lekë, sipas deklarimeve që kanë bërë vetë. Më pak mësues të shënuar nga nxënësit ka patur shkolla Tregëtarë dhe ajo Industriale.

Nga takimet ballafaquese mësohet të kenë reaguar vetëm pak mësues, ndërsa të tjerët kanë pranuar faktin në heshtje. Drejtues të arsimit në rreth pohojnë se nuk do të tolerojnë mësuesit që janë vendosur në rrethin e pagesave nga shumë nxënës.

Fakti që ata pas anketimit rezultojnë të prekur nga fenomeni i korrupsionit, do të ketë ndikimin e vet në reformën që do të prekë arsimin së shpejti. Janë nga 10 deri 12 mësues në shkolla që do tu duhet të largohen, pas shkrirjes së vitit të parë në shkollat e mesme, e sipas arsimorëve në këtë 12-she, të parët do të jenë mësuesit që anketimi i demaskoi si të korruptuar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›