E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, mbyllet gjyqi ndaj Hamdi Haklajt

Tiranë- Gjykata e Tiranës ka mbyllur gjyqin ndaj Hamdi Haklajt pas një procesi të zgjatur në ngarkim të tij. Në fak, nuk ka pasur asnjë verdikt që e cilëson atë të fajshëm, apo të pafajshëm, thjesht është mbyllur gjyqi për mungesë provash.

Prokuroria për shkak të mungesës së provave ka tërhequr aktet për vazhdimin e hetimeve. Odiseja e gjatë e 61-vjeçarit, hamdi Haklaj, pjesëtar i fisit në gjakmarrje është mbyllur pas kërkesës së bërë nga prokurori Milan laskaj, i cili ka dhënë dorëheqjen nga akzua e vrasjes në rrethana cilësuese.

Procesi në ngarkim të tropojanit nisi në gusht të vitit 2005. ndërkohë, avokati mbrojtës i tij nuk ka qenë i kënaqur thjesht me mbylljen e gjyqit, por ka kërkuar që gjykata ta shpallë atë të pafajshëm.

Hamdi Haklaj, kishte marrë azil nga gjykata e Gotenbergut. Ai akuzohej në këtë process për vrasjen e Rame Hoxhës dhe të mbesës së tij Fatmira Hoxha, si dhe plagosjen e 6 personave.

Ngjarja ndodhi në 10 qershor të vitit 2004 në Qafë Luzhë të Tropojës. Mësohet se ndaj të vetmit të fisit në Tropojë rëndon dhe akuza e një vrasjeje të ndodhur në Bajram Curri për hakmarrje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›