Miratohet p/ligji për titujt e pronësisë, opozita kundër
Pas shumë debatesh dhe kundërshtimesh nga ana e opozitës, Kuvendi miratoi në seancën e sotme projektligjin "Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore".
Deputetët e opozitës, votuankundër këtij projektligji, pasi sipas tyre "nuk mund të japë drejtësi një komision që ngrihet nga Prefekti"
Ligjika si qëllim verifikimin e titujve të pronësisë për tokat e kooperativave bujqësore dhe ndërmarrjeve bujqësore.
Sipas relacionit shoqërues, ligji i ri synon konsolidimin e titujve të pronësisë mbi tokën. Duke u nisur dhe nga denoncimet apo konfliktet mes palëve, në ligj parashikohet ngritja e një komisioni të posaçëm, i cili do t’i japë zgjidhje të gjitha çështjeve, si dhe do t’i japë fund çdo akuze për ndarje të tokave në forma të jashtëligjshme.
Ndërkohë që krahas përmirësimeve që parashikohen në këtë ligj, Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit (MBUMK) do të krijojë shumë shpejt strukturën qendrore dhe Task Forcat në të gjitha prefekturat e vendit, për të kontrolluar titujt e pronësisë mbi tokën bujqësore.