E Martë, 3 Nëntor 2026

Fluks i shtuar në Pikën Kufitare të Kakavijës, rriten kapacitetet për përpunimin e udhëtarëve

TIRANË, 10 gusht/ATSH/ Gjatë orëve të fundit është vërejtur një fluks i shtuar hyrjesh në territorin shqiptar përmes Pikës së Kalimit Kufitar (PKK) në Kakavijë.

Sipas të dhënave nga Policia e Shtetit, ky fluks ka sjellë ngarkesë të përkohshme në përpunimin e udhëtarëve, por situata po menaxhohet në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet greke, të cilat kanë shtuar numrin e sporteleve për përpunimin e dokumentacionit në drejtim të Shqipërisë.

Aktualisht, në hyrje të Republikës së Shqipërisë po operohet me 5 sportele dhe në dalje me 2 sportele, ndërkohë që pala greke ka vendosur në funksion 3 sportele për hyrje dhe 2 për dalje.

Nga ora 08:00 deri në orën 16:00 të ditës së sotme, përmes kësaj pike kufitare kanë hyrë dhe dalë gjithsej 5482 shtetas dhe 2090 automjete.

“Pika e Kalimit Kufitar e Kakavijës mbetet në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet homologe greke për të garantuar një menaxhim efikas të lëvizjes dhe për të shmangur krijimin e radhëve të gjata”, bën të ditur Policia e Shtetit.

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›