E Hënë, 2 Nëntor 2026

Fluks udhëtarësh në Portin e Durrësit, mbi 33 500 në fundjavën që lamë pas

TIRANË, 11 gusht/ATSH/ Gjatë fundjavës që lamë pas, nga e premtja deri të dielën, Porti i Durrësit ka përballuar një fluks të konsiderueshëm të hyrje-daljeve, ku nëpërmjet pikës kufitare detare kryesore në vend kanë lundruar në total mbi 33,500 udhëtarë.

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se gjatë tre ditëve kanë hyrë 20,120 pasagjerë dhe kanë dalë 13,388 pasagjerë, si dhe janë përpunuar 10, 066 automjete (vetura, kamionë dhe trajlerë).

Tragetet operuan me lundrime dyfishe (dopjo korsë) për të përmbushur kërkesën e lartë gjatë sezonit turistik.

Ndërkohë në Terminalin e Trageteve vijon zbatimi i planit të masave në funksion të fluksit të shtuar të udhëtarëve, ku falë bashkëpunimit të ngushtë mes autoriteteve portuale, doganore, operatorëve privatë dhe sigurisë, operacionet u zhvilluan normalisht, me përqendrim të veçantë në përpunim efikas dhe dhe pa vonesa të udhëtarëve.

1 nga 2

/k.s//a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›