BSH: Kreditë me probleme në nivelin më të ulët historik, 4 % në qershor

TIRANË, 11 gusht /ATSH/ Kreditë me probleme po vijojnë të shënojnë rënie në gjysmën e parë të vitit 2025.
Banka e Shqipërisë publikoi sot rapotin “Treguesit e shëndetit financiar, Qershor 2025”, ku evidenton se, raporti i kredive me probleme në qershor, zbriti në 4.01% nga 4.12% që ishte në muajin maj 2025.
Ky është niveli më i ulët që regjistrojnë kreditë me probleme në bankat tregtare që prej vitit 2008.
Sipas BSH-së, rënia e kredisë me probleme i adresohet përmirësimit financiar të kredimarrësve, por edhe rritjes së shpejtë të portofoli të kredisë, që në fund të muajit qershor 2025 shënoi vlerën 892,7 miliardë lekë, ose rreth ose 12 miliardë lekë më shumë se në muajin maj 2025.
Gjatë viti 2025 kredia me probleme nisi me një nivel prej 4,12%, në muaj shkurt dhe mars ky tregues zbriti respektivisht në 4,06% dhe 4,02%. Ndërsa në prill dhe maj, arriti në nivelet prej 4,03% dhe 4,12%, për të zbritur në qershor në nivelin 4,01%.
/a.f/