Forcohet dollari në tregun valutor, bie euroja

TIRANË, 5 dhjetor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa euroja shënoi rënie të lehtë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot dollari amerikan këmbehet me 82,87 lekë ose 0,08 lekë më shumë ndërsa euroja zbriti me 0,06 lekë, duke u kuotuar në vlerën e 97,57 lekëve. Paundi britanik këmbehet me 110,51 lekë, ose 0,02 lekë më shumë se ditën e enjte dhe franga zvicerane zbriti me 0,25 lekë duke u këmbyer sot me 103,20 lekë.| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar amerikan | USD | 82.87 | +0.08 | |
| Euro | EUR | 96.57 | -0.06 | |
| Poundi Britanik | GBP | 110.51 | +0.02 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 103.20 | -0.25 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 53.43 | -0.05 | |
| Dollari Australian | AUD | 54.96 | +0.21 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 59.42 | +0.13 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.81 | -0.01 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.19 | -0.03 | |
| Korona Daneze | DKK | 12.93 | -0.01 | |
| SDR | SDR | 113.15 | +0.22 | |
| Ari (OZ 1) | XAU | 349984.87 | +2,193.19 | |
| Argjendi (OZ 1) | XAG | 4820.29 | +61.72 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 11.72 | +0.01 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 11.73 | +0.01 | |
| Lira Turke | TRY | 1.95 | 0.00 | |
/r.e/