Forcohet euroja, bie dollari në këmbim me lekun

TIRANË, 10 mars /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën leku forcoi pozitat në raport me dollarin amerikan dhe u zhvlerësua me euron, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 82,56 lekë, ose 0,46 lekë më pak dhe euro u forcua me 0,11 lekë, duke u kuotuar në vlerën e 96,06 lekëve.
Paundi britanik këmbehet me 111,02 lekë, ose 0,30 lekë më shumë se ditën e hënë dhe franga zvicerane zbriti në këmbim me lekun me 0,30 lekë.
Franga zvicerane këmbehet sot me 106,30 lekë.
| Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 82.56 | -0.46 | |
| Euro | EUR | 96.06 | +0.11 | |
| Poundi Britanik | GBP | 111.02 | +0.30 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 106.30 | -0.30 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 52.33 | -0.07 | |
| Dollari Australian | AUD | 58.71 | +0.47 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 60.83 | -0.51 | |
| Korona Suedeze | SEK | 9.05 | +0.08 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.61 | 0.00 | |
| Korona Daneze | DKK | 12.86 | +0.01 | |
| SDR | SDR | 112.43 | -0.65 | |
| Ari(OZ 1) | XAU | 426489.27 | +3,403.58 | |
| Argjend(OZ 1) | XAG | 7293.89 | +335.98 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 12.01 | 0.00 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 12.01 | +0.02 | |
| Lira Turke | TRY | 1.87 | -0.01 | |
/a.f/