KIEV – Zelensky: Nevojiten veprime konkrete SHBA-Evropë kundër Moskës

KIEV, 10 qershor /ATSH-ANSA/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje sot për “veprime konkrete” nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa për të ndaluar sulmet ruse.
“Është e rëndësishme që përgjigjja ndaj sulmeve ruse të mos jetë heshtja e botës, por veprime konkrete të Amerikës, e cila ka fuqinë ta detyrojë Rusinë të bëjë paqe”, shtoi ai.
”Një rol luajnë edhe veprimet e Evropës, e cila nuk ka alternativë tjetër përveçse të jetë e fortë”, theksoi Zelensky.
”Veprimet e vendeve të tjera në botë, të cilët bënë thirrje për diplomaci dhe për t’i dhënë fund luftës u injoruan nga Rusia. Nevojitet presion i fortë për paqe”, shkroi kreu i shtetit në Telegram./ /os/