VJENË – IAEA kërkon takim me Iranin për rifillimin e bashkëpunimit

VJENË, 24 qershor /ATSH-ANSA/ – Kreu i agjencisë mbikëqyrëse bërthamore të Kombeve të Bashkuara, Rafael Grossi, theksoi se i ka shkruar ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araqchi për të propozuar një takim dhe për të nxitur bashkëpunim pas njoftimit të një armëpushimi midis Iranit dhe Izraelit.
Grossi, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), shkroi në një postim në X se ‘’rifillimi i bashkëpunimit të Iranit me agjencinë mund të çojë në një zgjidhje diplomatike për mosmarrëveshjen e gjatë mbi programin bërthamor të Teheranit”./ /os/