E Hënë, 2 Nëntor 2026

SHBA – Trump: Neni 5 i NATO-s mbi mbrojtjen e ndërsjellë mund të përcaktohet në disa mënyra

UASHINGTON, 25 qershor /ATSH-AFP/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, hodhi dyshime të martën mbi angazhimin e tij për zbatimin e Nenit 5 të NATO-s, i cili përcakton parimin qendror të mbrojtjes së ndërsjellë – nëse një vend anëtar sulmohet, të gjithë të tjerët i vijnë në ndihmë.

I pyetur në bordin e aeroplanit presidencial “Air Force One”, në lidhje me vendosmërinë e tij për të zbatuar Nenin 5, ai mbeti i paqartë kur tha se “varet nga përkufizimi juaj”.

“Ka disa mënyra për të përcaktuar Nenin 5”, u përgjigj ai, vetëm disa orë para mbërritjes në Hagë për një samit të Aleancës Atlantike./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›