E Hënë, 2 Nëntor 2026

KIEV – Zelensky: Putini mund të sulmojë një vend të NATO-s brenda pesë vitesh

KIEV, 24 qershor /ATSH-ANSA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha në një intervistë me Sky News se Vladimir Putin mund të sulmojë një vend të NATO-s brenda pesë vjetësh.

Por, kur u pyet nëse Rusia mund të sulmojë brenda disa muajsh, Zelensky tha se “nuk beson se Putini është gati”.

Udhëheqësi ukrainas tha se planet e anëtarëve të NATO-s për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në 5,0 për qind të PBB-së deri në vitin 2035 ishin “shumë të ngadalta”.

“Ne besojmë se duke filluar nga viti 2030, Putini do të jetë në gjendje të ketë aftësi dukshëm më të mëdha. Sot, Ukraina po e pengon atë, ai nuk ka kohë për të trajnuar ushtrinë”, shtoi ai.  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›