E Martë, 3 Nëntor 2026

GAZA – Hamasi kundërshton propozimin e fundit për armëpushim

GAZA, 18 prill /ATSH-DPA/ – Hamasi ka refuzuar propozimin e fundit të Izraelit për lirimin e pengjeve të mbetura dhe një armëpushim të ri, sepse ai nuk përfshin fundin e luftës, raportuan disa media izraelite, duke cituar zyrtarin e lartë të Hamasit, Khalil al-Hayya.

Në një fjalim, al-Hayya tha se ata nuk do të pranonin marrëveshje të pjesshme.

Faza e fundit e armëpushimit përfundoi rreth një muaj më parë, pasi Izraeli dhe grupi militant palestinez nuk arritën një marrëveshje për kushtet për fazën tjetër të marrëveshjes.

Hamasi kërkon zbatimin e një faze të dytë të marrëveshjes, e cila përfshin përfundimin e luftës dhe tërheqjen e ushtarëve izraelitë.

Kjo fazë fillimisht ishte menduar të fillonte në fillim të marsit.

Hamasi thuhet se është gati të negociojë një marrëveshje që do të përfshinte lirimin e të gjithë pengjeve në këmbim të të burgosurve palestinezë dhe përfundimin e luftës.

”Drafti aktual përfshin lirimin e 10 pengjeve në këmbim të një armëpushimi 45-ditor”, njoftoi të enjten ”Jerusalem Post”./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›