E Martë, 3 Nëntor 2026

KIEV – Ukraina merr qindra trupa ushtarësh gjatë shkëmbimit me Rusinë

KIEV, 18 prill /ATSH-DPA/- Ukraina dhe Rusia kanë kryer sërish një shkëmbim të trupave të ushtarëve, tha sot Kievi.

Autoriteti ukrainas përgjegjës për të burgosurit e luftës tha se 909 kufoma ishin marrë nga Rusia.

Ushtarët thuhet se u vranë në rajonet lindore të Ukrainës, Donetsk, Luhansk, Zaporizhia, Sumy dhe Kharkiv.

Disa u morën gjithashtu nga morgjet në Rusi, me forcat ukrainase që kohët e fundit u larguan nga rajoni kufitar i Kurskut.

Në këmbim, raportet e mediave ruse sugjerojnë se Moska mori 41 trupa.

“Dorëzimi, i njoftuar të Premten e Mirë, u bë me ndërmjetësimin e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar”, tha autoriteti ukrainas.

Forcave ukrainase u është dashur të lënë kufomat e ushtarëve pas në fushën e betejës ndërsa ata tërhiqen nga pjesë të vijës së frontit.

Ukraina ka luftuar kundër pushtimit të plotë rus për më shumë se tre vjet. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›