PEKIN – Kina hedh poshtë akuzat e Ukrainës për furnizim me armë për Rusinë

PEKIN, 18 prill /ATSH-DPA/ – Kina hodhi poshtë akuzat e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, sipas të cilit Pekini kishte furnizuar me armë Rusinë.
”Kina hedh poshtë akuzat e rreme dhe manipulimin politik’’, theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Lin Jian.
”Kina nuk ka furnizuar kurrë armë vdekjeprurëse për asnjë palë në konflikt”, theksoi ai, duke shtuar se ‘’të gjitha mallrat që mund të përdoren si për qëllime civile ashtu edhe për ato ushtarake i nënshtrohen kontrolleve të rrepta’’.
Zelensky tha të enjten se Ukraina ka informacion të përgjithshëm nga shërbimet e inteligjencës dhe zbulimit SBU” që sugjerojnë se Kina po furnizon Rusinë me “barut dhe artileri”.
Ai gjithashtu pohoi se përfaqësuesit kinezë po prodhojnë armë në territorin rus.
Presidenti ukrainas tha se planifikon të zbulojë detaje të tjera javën e ardhshme.
Ukraina e ka mbrojtur veten nga një pushtim rus në shkallë të plotë me mbështetjen perëndimore për më shumë se tre vjet./ /os/