E Martë, 3 Nëntor 2026

ROMË – JD Vance optimist për negociatat me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

ROMË, 18 prill /ATSH-DPA/ – Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance tha sot se ndihet “optimist” në lidhje me negociatat në vazhdim me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, ndërsa takoi kryeministren italiane, Giorgia Melonia në Romë.

“Meqenëse ka negociata, nuk do t’i paragjykoj por ne ndihemi optimistë se mund të shpresojmë t’i japim fund kësaj lufte, shumë brutale”, tha Vance, pa dhënë detaje.

Vance dhe familja e tij mbërritën sot në mëngjes në kryeqytetin italian – pas vizitës së Melonit dje në Shtëpinë e Bardhë.

Ata kanë vendosur të kalojnë pushimet e Pashkëve në Romë, përpara se të udhëtojnë në Indi, javën e ardhshme.

Vance, i cili u konvertua në katolicizëm si i rritur, planifikon të marrë pjesë në meshën në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan të dielën e Pashkëve.

Ka spekulime se ai mund të takohet edhe me Papa Françeskun. Papa ka kufizuar angazhimet e tij publike pas një periudhe të rëndë shëndetësore.

Megjithatë, ai mund t’i bashkohet një takimi të planifikuar midis Vance dhe sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Pietro Parolin. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›