E Martë, 3 Nëntor 2026

GAZË – Të paktën 17 të vrarë nga sulmet izraelite

GAZË, 23 prill /ATSH-DPA/ – Të paktën 17 persona u vranë mëngjesin e sotëm nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës, tha agjencia e Mbrojtjes Civile Palestineze e drejtuar nga Hamasi.

“Bombat vdekjeprurëse goditën një shkollë të kthyer në strehë për palestinezët e zhvendosur në qytetin e Gazës, duke vrarë 11 persona dhe duke plagosur 17 të tjerë, përfshirë gra dhe fëmijë”, tha zëdhënësi i Mbrojtjes Civile, Mahmoud Bassal.

“Katër persona të tjerë u vranë dhe disa të tjerë janë raportuar të zhdukur nën rrënojat e shtëpive në Gazën lindore, të shënjestruara nga ushtria izraelite. /  /i.s/ a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›