E Hënë, 2 Nëntor 2026

GAZË – Të paktën 44 palestinezë të vrarë pranë qendrave të shpërndarjes së ndihmave

TEL AVIV, 24 qershor /ATSH-DPA/- Dhjetëra palestinezë u vranë sot pranë dy qendrave të shpërndarjes së ndihmës humanitare në Rripin e Gazës.

Thuhet se të paktën 44 persona janë vrarë gjithsej.

“Në një incident në veri të Rafahut, në jug të territorit, 25 palestinezë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën – kur ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj banorëve që prisnin te merrnin ndihmën”, thanë autoritetet shëndetësore të Gazës.

Në një incident në Gazën qendrore, Spitali Al-Awda në Nuseirat raportoi 19 te vrare dhe më shumë se 100 të plagosur.

Mjekët thanë se viktimat ishin civilë të paarmatosur që prisnin ndihmën humanitare dhe se dëshmitarët kishin raportuar një sulm izraelit mbi turmën. Ushtria izraelite nuk ka komentuar mbi incidentin.

Lufta në Gazë u shkaktua nga sulmet e udhëhequra nga Hamasi ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.

Përafërsisht 1 200 persona u vranë dhe më shumë se 250 të tjerë u morën peng në Gazë.

Që atëherë, ushtria izraelite ka luftuar kundër Hamasit, një grup ekstremist palestinez i cili klasifikohet si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

“Lufta në Gazë ka shkaktuar dëme shkatërruese në brezin bregdetar në Detin Mesdhe, me mbi 56 000 të vrarë deri më tani”, sipas autoritetit shëndetësor të drejtuar nga Hamasi. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›