E Diel, 1 Nëntor 2026

GJKKO heq masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës

TIRANË, 30 mars /ATSH/ Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) pranoi kërkesën e Ajola Xoxës për heqjen e dy masave të sigurisë “Detyrim paraqitje” si dhe “Ndalim të daljes jashtë vendit”.

Kështu, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj do të gjykohet në gjendje të lirë.

Ajola Xoxa kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë me pretendimin se gjendja e saj shëndetësore, për shkak të shtatzënisë, kërkon trajtim më fleksibël, si dhe mundësinë për të lëvizur jashtë vendit.

Ajola Xoxa është nën masën “detyrim paraqitjeje” për akuzën e fshehjes së pasurisë, ndërsa kryebashkiaku Veliaj u arrestua më 10 shkurt, me akuzën e korrupsionit pasiv, fshehje pasurie dhe pastrim parash.

/e.i/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›