E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ismaili takim me VanHorn: Forcim të shtetit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit

TIRANË, 30 mars/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili priti sot në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Nancy VanHorn, me të cilën vlerësuan marrëdhëniet e ngushta bilaterale mes dy vendeve.

Gjatë takimit, ministrja Ismaili ritheksoi angazhimin e shtetit shqiptar për forcimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit, vijimin e reformës në drejtësi, respektimin e angazhimeve të NATO-s në fushën e mbrojtjes, si edhe investimet dhe trajnimet për garantimin e sigurisë kibernetike.

“Në thelb të këtij përkushtimi mbetet sigurimi i një mjedisi të qetë e të sigurt për çdo qytetar, e ngritur mbi debatin konstruktiv dhe përgjegjshmërinë institucionale”, tha Ismaili.

1 nga 3

/k.s/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›