E Diel, 1 Nëntor 2026

GREQI – Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytjeve

ATHINË, 24 shkurt /ATSH-ANA/ – Alarmi i mbrojtjes civile i ashtuquajtur Kodi i Kuq për njësinë rajonale të Evros u rinovua sot për shkak të parashikimeve për një rrezik të shtuar që lumi Evros të dalë nga shtrati dhe të përmbytë brigjet e tij në ditët në vijim.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile ka urdhëruar një mobilizim Kodi të Kuq për t’u mbrojtur nga rreziku i përmbytjeve nga e marta deri të premten, më 27 shkurt, në Njësinë Rajonale të Evros të Rajonit të Maqedonisë Lindore-Thrakës.

Siç vuri në dukje njoftimi i ministrisë, bashkia dhe autoriteti rajonal i zonës kërkohet të mbledhin menjëherë organet lokale dhe rajonale të koordinimit operativ të mbrojtjes civile në përgjigje të alarmit./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›