E Martë, 3 Nëntor 2026

GREQI – Zjarret shpërthejnë pranë shtëpive në Maratonë

ATHINË, 2 korrik /ATSH-ANA/ – Një zjarr i madh, që digjte bimësi të ulët, shpërtheu sot pasdite në Maratonë, në rajonin e Atikës, në një zonë me shtëpi të shpërndara.

Një mesazh iu dërgua banorëve të zonës së Rizarit nëpërmjet numrit të emergjencës 112 duke i udhëzuar ata të evakuohen dhe të shkojnë drejt Nea Makrit dhe qytetit të Maratonës.

Departamenti i zjarrfikësve ka vendosur 56 zjarrfikës, përfshirë dy ekipe nga Njësia Speciale e Operacioneve Pyjore, 18 kamionë zjarrfikës dhe tre helikopterë, të cilët po ndihmohen nga vullnetarë.

Policia mbylli sot ”Avenue Poseidonos” në Maratonë për trafikun midis kryqëzimeve me rrugën ”Sofokleous” dhe rrugën ”Evripidou”, për shkak të zjarrit që po digjej në zonë./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›