Gallofi, gjeli i detit qe u shpall kampion
Fatos Salliu
Qyteti i Peqinit u shnderrua dje ne nje arene te perleshjes se gjelave te detit, ne nje kampionat te vertete qe pati fituesin e tij. Ai eshte Gallofi, nje shpend qe peshon 13 kilograme dhe ka ardhur ne jete 8 muaj me pare. Fermeri Sabri Celmeta nuk e fsheh gezimin e tij. Pas shpalljes kampion, ai ka perqafuar dhe puthur te sqepi kampionin qe nuk e zhgenjeu
Fermeri tregon se Gallofi doli nga veza para 8 muajsh. “Tufa ime eshte e perbere nga 50 krere gjela dhe pula. Qe kur ishte i vogel, Gallofi ishte nje zog ndryshe nga te tjeret. Ai ishte mjaft i guximshem dhe shpejt i doli tufes per zot. Askush nuk e prekte tufen me shpendet e mi, sepse Gallofi ndeshkonte kedo qe i afrohej asaj. I pyetur ne ka ndonje recete te vecante per rritjen e gjelit te detit ne Peqin, ai u shpreh se “kjo zone ka tradite per rritjen e gjelave te detit. Gjelat e Peqinit jane mjaft te famshem ne te gjithe vendin. Ne e kemi te garantuar shitjen. Sapo mesojne se keta jane gjela Peqini i blejne menjehere. Desha te tregoj edhe nje sekret te vogel. Shpesh ne u japim atyre edhe kokrra te ullinjve qe njihen si vojsa”.
Fermeri ndjehet fitimtar me gjelin e tij. “Nuk e fsheh. Jam shume i kenaqur dhe i lumtur qe ai u shpall kampion. Me vjen mire qe eshte gjeli me i forte dhe me i fuqishmi. Mendoj se ka nje taktike te vecante per te fituar garen. Ai e studion dhe me pas e sulmon ne befasi kundershtarin. E paralizon duke e kapur te lafsha e fytit. I ul koken poshte dhe nuk e lejon qe te ngrihet lart. Eshte nje gjel i lindur per te fituar dyluftime”. Sabriu thote se do te kujdeset edhe me shume per Gallofin, tani qe e nderoi. “Nuk kam ndermend te bej tregti me gjelin. Ai nuk ka cmim. Ai eshte nje kampion. Nuk di cfare te bej per Vit te Ri. Me vjen keq ta sakrifikoj per ate nate, pasi ai me nderoi. Si thua, mund te behet kurban nje hero!”, perfundon i entuziazmuar rritesi i pasionuar i shpendeve.
Gjana, tifoz personal i Gallofit
Ne aktivitetin e djeshem kane marre pjese 22 tufat e fermereve me te mire te zones. Ne fillim kane parakaluar tufat e fermereve dhe me pas ka nisur lufta me gjelat. Gjelat me te mire dhe me te forte te tufave pjesemarrese jane perleshur mes tyre per te fituar titullin kampion. Ne fund jane shpallur si gjela me te mire ata ne pronesi te fermereve Sabri Celmeta, Hasan Gjyzi, Hysni Zylyfi, Qerim Dallupi. Gallofi i Sabri Celmetes nuk e ka pasur te veshtire te fitoje duelet me kundershtaret. Ne ndeshjen finale, dueli ka qene me i ashper dhe eshte dashur disa here nderhyrja e arbitrave. E gjithe beteja mes gjelave eshte ndjekur me ovacion dhe brohoritje nga qindra pjesemarres. Edhe ministri Gjana ka bere tifozllek me gjelat. Ai eshte mahnitur nga shkathtesia e gjelit me emrin Gallofi. Madje, ka bere tifo me te, derisa eshte shpallur kampion. Gjate dueleve nuk kane munguar edhe bastet nder te pranishem. Ata qe kane qene me Gallofin ka fituar nje dore te mire me te holla. Krahas diplomes se kampionit, Gallofi eshte shperblyer edhe me 7 mije leke.