Unioni: Gazetaret pa kontrata pune
“Gazetaret punojne pa kontrata pune, shpesh u vonohen rrogat dhe jane te diskriminuar. Nese eshte e nevojshme do t’i mbeshtesim deri ne greva apo protesta”. Keshtu ka deklaruar dje kreu i Unionit te Gazetareve, Aleksander Cipa, duke dhene alarmin se perfaqesuesit e medieve shfrytezohen ne menyre te papergjegjshme. Cipa u ka kerkuar ndihme instancave me te larta shteterore qe te marrin masa per permiresimin e gjendjes, te cilen ai e ka cilesuar kritike. Me kete rast, ai ka lancuar edhe nismen me te re per vitin 2008, “Viti i solidaritetit per vetveten”.
Kryetari i Unionit te Gazetareve te Shqiperise deklaroi dje se te drejtat e gazetarit shqiptar ne marredheniet me institucionet mediatike mbeten ne gjendje kritike dhe ne pamjen e tyre me mjerane. “Informaliteti i ketyre marredhenieve mbreteron dhe po e kthen gazetarin shqiptar, ne shumicen e rasteve, ne nje individ te pambrojtur social, ne nje “skllav” te urdheruar, ne nje profesionist te perdorur dhe te pambrojtur”, tha Cipa. Sipas tij, rreth 5000 punonjes te sektorit mediatik, jane te pambrojtur dhe te pasigurt, per shkak te kesaj situate te paprekur nga autoriteti i ligjit dhe mosveprimi i institucioneve qe kontrollojne tregun e punes. “Brenda institucioneve mediatike, publike dhe private, nuk ekzistojne perfaqesime sindikale”, shtroi ai shqetesimin. Megjithate, Unioni i Gazetareve eshte i ndergjegjshem per disa ndryshime pozitive ne lidhje me lidhjen e kontratave te punes, e megjithate ka ende shume per te bere. Te pakten niveli i shifrave te gazetareve pa kontrata pune, pa sigurime shoqerore e shendetesore, sipas Cipes, nuk eshte me ne masen 90 per qind.
Megjithate, unioni shtron shqetesimin se komunikimi partnerial me punedhenesit e ndryshem, eshte ende i pamundur. “Sot ne 7 media audiovizive dhe ne 8 gazeta te perditshme, konstatohet mosrespektim kronik i dhenies se pagave te gazetareve”, tha kryetari i tij. Ai ka shtuar se ka pasur reagime dhe ankime te perseritura gazetaresh, kunder kesaj padrejtesie, por askush nuk ka nderhyre per ndeshkimin e pronareve qe manifestojne dhe perserisin kete mungese korrektese. “Gjate dy muajve te fundit inkorrektesa te tilla jane perseritur edhe ne njerin prej Televizioneve Kombetare, duke shkaktuar ankesa te kolektivit te gazetareve te ketij televizioni”, veren kryetari i Unionit te Gazetareve, Aleksander Cipa. “Do te bashkohemi fuqishem ne mbeshtetje te se drejtes se gazetareve, duke ndermarre greva dhe protesta”, paralajmeroi ai. Sipas tij, ky realitet dhe kjo situate e lene ne te njejten gjendje nga qeveria ne qeverisje, pergjate gjithe tranzicionit postkomunist, eshte imazhi me i keq dhe semundja me e madhe e lirise se mediave dhe integritetit te gazetarit shqiptar.
Kerkesat:
Parlamenti te auditoje situaten dhe gjendjen e marredhenieve te punes ne institucionet mediatike
Pronaret e mediave te negociojne me sindikaten e gazetareve per nenshkrimin e kontrates kolektive te gazetarit
Punedhenesit te krijojne kushte per sindikatat e gazetareve
Inspektorati i Punes te respektoje detyrimin ligjor dhe te beje verifikime, shoqeruar me penalitete ne rast shkeljesh e abuzimesh