Nderim per gazetaret e larguar nga jeta
“Unioni i Gazetareve“ ka percjelle dje nje homazh per koleget Astrit Nuri, Eqerem Mete dhe Ilia Dede, te cilet ne dite te ndryshme jane larguar nga jeta ne menyre te befte. “Jane tre emra te njohur ne gazetarine e sotme shqiptare dhe me kontribut profesional dhe qytetar. Homazhi per tre koleget tashme te munguar, eshte gjesti modest qe mund te bejme sa here mes radheve tona, vijne mungesa te tilla”, tha Cipa.
Astrit Nuri ishte nje emer i njohur per shtypin shqiptar per me teper se 30 vitet e fundit. Nje nder gazetaret me aktive te viteve ’80-te te shekullit te shkuar dhe po kaq aktiv edhe ne shtypin pluralist te Shqiperise se pas ’90-es.
Eqerem Mete ishte fillimisht perkthyes e komentator ne Radion e Jashtme, te RTSH-se. Ne vitet e para te pluralizmit, ai kalon ne Ministrine e Jashtme, ku emerohet drejtor i Drejtorise se Ballkanit dhe Lindjes se Mesme. Vitet e fundit, ai punoi e jetoi ne Boston, por pa e nderprere punen e tij si publicist e perkthyes, duke bashkepunuar me gazeta te vendit e te diaspores, si “Albania”, “Illyria” etj.
Ilia Dede njihet si njeri nder gazetaret me aktive ne periudhen e viteve 1970-1995 ne disa prej gazetave me te njohura te vendit. Kujtohet si gazetari qe kishte zell per reportazhin social dhe vazhdimisht shkroi per qytetarin e thjeshte te ketij vendi.