E Diel, 1 Nëntor 2026

Gati projekti për rindërtimin e shkollës “Ramazan Karaj” në Nikël

TIRANË, 5 janar/ATSH/ Shkolla e mesme e bashkuar “Ramazan Karaj” në Nikël, bashkia Krujë, do t’i nënshtrohet së shpejti rindërtimit.

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale theksoi se është gati projekti për nisjen e punimeve për rindërtimin e shkollës “Ramazan Karaj” – Nikël.

E dëmtuar nga tërmeti i 2019 kjo shkollë, ku mësojnë mbi 300 nxënës, do të rindërtohet me një fond prej 315 milionë lekësh.

Fondi për rindërtimin e kësaj shkolle u miratua në mbledhjen e fundit të qeverisë më 30 dhjetor 2025, ku sipas vendimit, bashkisë Krujë, në buxhetin e vitit 2025, iu transferua edhe një fond në masën 63 080 lekë pa TVSH, në formën e transfertës së pakushtëzuar, i cili do të përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2025.

Shkolla pas rindërtimit do të ketë kushte më të mira për nxënësit dhe mësuesit, si klasa moderne, laboratorë dhe ambiente sportive.

1 nga 6

/k.s/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›