E Diel, 1 Nëntor 2026

PD-së i munguan 200 mijë vota, pse? Xhaferri përgjigjet në Quo Vadis

Deputeti i zgjedhur i PD, Besart Xhaferri, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve, ku PD është sërish në opozitë.

I pyetur nga moderatorja Borakaj se përse PD-së i munguan 200 mijë vota, Xhaferri tha për shkak të përfshirjes së shtetit dhe administratës në fushatë.

Ai tha se kjo u duk qartë edhe te partitë e vogla të cilat nuk morën ato vota të pakënaqurish që i mungojnë PD-së, të cilat sipas tij janë manipuluar.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Ju mungojnë 200 mijë vota në raport me zgjedhjete  kaluara. Përtej gjithë problematikave që ju i numëroni kundërshtarit, pse sërish 200 mijë vota më pak?

Xhaferri: Prej farsës elektorale. Ishet e qartë në raportin e OSBE, që kur administrata shkrihet me zgjedhjet, bën edhe ti mungojnë votat kundrështarit. Kryeministri bënte fushatë dhe thoshte që kush voton PD është çyryk.

Borakaj: Elektorati gri?

Xhaferri: Votuan partitë e vogla.

Borakaj: Pse nuk frymëzuat ju?

Xhaferri: Nuk është puna frymëzuam apo jo, por kur partia në pushtet merr mbi 50% mbas 12 vitesh konsumim, tregon se këtu ka diçka gabim. Zgjedhësit shqiptarë kishin mundësi të tjera përveç PD-së që të shfrynin dufin e tyre. Por kush janë më të votuarit në PS? Ministra, drejtorë, njerëz të mbështetur nga krimi. Kjo tregon skanerin se si funksioni fushata zgjedhore.

Borakaj: Ju nuk e dinit?

Xhaferri: Ne i dinim, por do luftonim deri në fund. Është si të kesh përballë Rusinë dhe të shkosh i paarmatosur. Mora si shembull Rusinë meqë është në luftë me Ukrainën.

Borakaj: Meqë kishit dhe konsulet amerikan?

Xhaferri: Këtu edhe Trump të vinte me këtë kod nuk do të fitonte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›