“SHBA, garantor i sigurisë në Ballkan”, Minxhozi: Investimi në Zvërnec duhet të avancojë, Kongresi mund …
Sondazh
Loading ...

schedule21:33 - 4 Nëntor, 2026
Analisti Skënder Minxhozi foli për marrëdhënien mes Shqipërisë dhe SHBA, duke treguar rëndësinë e pranisë amerikane në rajon për stabilitetin e Kosovës dhe Bosnjës.
Ai u shpreh se investimi në Zvërnec duhet të vijojë dhe të mos pengohet nga Kongresi amerikan. Minxhozi e cilësoi praninë e SHBA në Ballkan si garanci për stabilitet. Sipas tij, përplasja mes Europës dhe Amerikës dëmton edhe interesat shqiptare, në një kohë kur Europa përballet me pasiguri dhe lufta në frontin rus mbetet e pazgjidhur.
“Ne e quajmë të mbyllur marrëdhënien me Amerikën me ardhjen e ambasadorit të ri këtu. Ai investim në Zvërnec duhet të ecë përpara, nuk duhet të kthehet pas nga Kongresi. Kam frikë se drejtuesit e rinj kanë për të kaluar në sitë edhe interesat familjare të presidentit. Mjafton të shohësh si është rritur pasuria e secilit komponent të familjes pasi Trump u bë president, për të lindur dyshimet.
Marrëdhënien tonë me SHBA-në e kemi dashur dhe e kemi të nevojshme për të siguruar stabilitet, që Kosova të mbahet, Bosnja të mos bjerë dhe që rusët të mos penetrojnë. Gjeopolitikisht, shqiptarët duan një Amerikë prezente në rajon. Sherri i madh Europë–Amerikë na prish punë edhe ne si shqiptarë.
Ne do të mbajmë një samit të NATO-s vitin tjetër. Në parim, ky është suporti për të cilin kemi nevojë në fushën e sigurisë. Europa ndodhet në kaos total. Situata në frontin rus nuk po zgjidhet.”
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!


