E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, policia zbulon arsenal municionesh

Gjiorokastër- Policia e Gjirokastrës ka zbuluar sot arsenal municioni në zonën jugore të vendit, mbi 20 mijë fishekë, 3 armë zjarri, 28 granata dhe pistoletë TT.

Municionet luftarake, sipas burimeve zyrtare të policisë janë gjetur pas informacioneve të grumbulluara nga Inspektorët e Policisë së Rendit dhe nga agjentët e Policisë Kriminale. Aksioni është paraprirë nga një kontroll në ambiente ish ushtarake, tunele, bukerë etj dhe në to janë gjetur municioneve luftarake të vjetra të cilat paraqesin rrezikshmëri për jetën e banorëve.

“Në fshatin Shtëpëz të rrethit Gjirokastër në një gropë në anën e përroit të këtij fshati të gjendeshin 9500 fishekë luftarakë model 56”- thanë burimet zyrtare të policisë.

Nga kontrolli i ushtruar në vendin e quajtur fusha e Aerodromit Gjirokastër në një kanal u gjetën 28 granata dore së bashku mendezesat.

Armatime të tjera janë gjetur në në vendin e quajtur fshati Kolonjë të rrethit Gjirokastër në dalje të fshatit në një bunker. “në këtë zonë u grumbulluan 6500 fishekëluftarakë model 56”- thanë ekspertët e policisë. .

Jashtë hartës nuk kanë mbetur edhe banesat e braktisura. Për këto, ka pasur sinjalizime nga vetë komuniteti i zonës, të cilët të frikësuar për ndonjë pasojë që mund të kishte loja e fëmijëve në to kanë njoftuar policinë. ”Në këto banesa u gjetën 3 armë zjarri automatike model 56 dhe 4500 fishekë model 56”- thanë të njëjtat burime, duke shtuar se është sekuestruar edhe një pistoletë e tipit TT.

Duke parë rrezikshmërinë e këyre municioneve që kanë për jetën e komunitetit dhe për të parandaluar ndonjë ngjarje të pazakontë, policia e Gjirokastrës i ka bërë apel komunitetit për të qenë më shumë bashkëpunues në këtë drejtim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›