Velipojë, mbytet në det 19-vjeçari
Shkodër- Ka hyrë në det për t’u larë, por nuk ka mundur të dalë dot më. Një 19- vjeçar humbi jetën përpara pak minutash në plazhin e Velipojës, rreth 30 km larg qytetit të Shkodrës.
Sipas burimeve zyrtare të komisariatit të policisë së Shkodrës që kanë bërë me dije lajmin, sqarojnë se viktimë e ujit të detit ka mbetur Emiliano Toçi.
“19-vjeçari Emiliano Toçi, lindur në Burrel dhe banues në Kamëz të Tiranës,u mbyt duke notuar në det, pranë një blloku vilash"- thanë burimet policore.
Në vendngjarje janë nisur urgjentisht ekspertët e policisë së Shkodrës për të hetuar rreth kësaj ngjarjeje tragjike, me pasojë vdekjen e 19-vjeçarit Toçi.
Sipas të dhënave paraprake djali i ri kishte ardhur për pushime në këtë bregdet dhe ka qenë në një ditë normale pushimi. Megjithatë do të priten hetimet, të cilat do të zbardhin rrethanat e ngjarjes.