E Martë, 3 Nëntor 2026

Ecuria e turizmit në Vlorë, prefekti Nesturi pret ambasadorin Tarran

TIRANË, 8 korrik /ATSH/ Prefekti i qarkut Vlorë, Plator Nesturi priti sot në një takim ambasadorin e OSBE në Shqipëri, Michel Tarran.

Prefekti i uroi mirëseardhjen dhe e falënderoi ambasadorin Tarran duke çmuar prezencën  dhe rolin e OSBE-së në ndihmesën ekspertizën e ofruar ndaj institucioneve, për demokratizimin e jetës në Shqipëri.

Gjithashtu prefekti Nesturi prezantoi situatën në qarkun e Vlorës si dhe mënyrën e funksionimit të Prefekturës.

Ambasadori Tarran shprehu kënaqësinë e vizitës së tij në Vlorë si dhe të pjesëmarrjes në takime e organizime të ndryshme në qytet.

Në takim u diskutua në veçanti ecuria e turizmit, lidhur kjo me zhvillimet infrastrukturore, ndërtimi i aeroportit, vënia në funksion e landfillit të Sherishtës dhe rritja e nivelit të shërbimeve.

Gjithashtu u diskutua mbi krijimin e politikave të reja dhe koordinimin e punës së institucioneve në drejtim të parandalimit të trafikimit të qenieve njerëzore dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut (shtimi i vëmendjes ndaj të punësuarve që vijnë nga jashtë) si dhe luftën kundër shfaqjeve të ekstremizmit të dhunshëm, ku në fokus ishte mirëfunksionimi i komiteteve drejtuar nga prefekti.

Në takim u diskutua edhe për mbrojtjen e mjedisit dhe burimeve ujore nga ndotja dhe zbatimi i detyrimeve sipas ligjit ndaj ndotësve të mjedisit si dhe ruajtja e ekuilibrave mjedisorë paralelisht kjo me inkurajimin e zhvillimeve infrastrukturore.

Koordinimi i punës midis të gjithë aktorëve lidhur me veprimtarinë e KVSP-ve, bashkëpunimin për shkëmbimin dhe grumbullimin e informacionit në funksion të sigurisë publike si dhe vlerësimi dhe këndvështrimi ndryshe i rolit që luajnë OJF-të në fusha të ndryshme, ishin temë e takimit.

Ambasadori falënderoi prefektin për pritjen e ofruar dhe shprehu gjithashtu gatishmërinë për të mbështetur dhe bashkëpunuar me institucionet në mënyrë të vazhdueshme dhe në fusha të ndryshme.

1 nga 4

/gj.m//a.f//r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›