E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Veliajt, lë në fuqi masën “arrest me burg”

TIRANË, 28 maj /ATSH/ Gjykata e Lartë la sot në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke e lënë në burg.

Sipas medieve, Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Veliajt, i cili kërkonte zëvendësimin e masës “arrest me burg”, me një masë sigurimi më të butë, si p.sh. me “Garanci pasurore” ose “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Veliaj ndodhet në masën “arrest me burg” që prej 10 shkurtit 2025.

Sipas SPAK, ndaj Veliajt rendojnë 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.

/m.q/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›