E Diel, 1 Nëntor 2026

"Gjykim i drejtperdrejte per incestin"

Gjykim i drejtperdrejte per babane "monster", qe akuzohet per perdhunimin dhe lindjen e nje femije te seksit femer me vajzen e tij 15-vjecare. Prokuroria nuk do te kryeje me hetime te metejshme per Ferit J., 42-vjecarin qe u arrestua dy jave me pare pas krimit monstruoz, per te cilin gjendet nen akuze. Burime te Gjykates se Elbasanit bene te ditur dje se do te kerkojne gjykim te drejtperdrejte per te pandehurin Ferit J., qe perdhunoi dhe la shtatzene te bijen e tij. A. J. Gjyqtari i ceshtjes. Arben Vrioni, u shpreh se "autori ka pranuar gjithcka dhe se nuk eshte e nevojshme qe te kryhen hetime te metejshme dhe te priten rezultatet e tyre". Sipas deklarimeve te marra nga oficere te policise gjyqesore. rezulton se Ferit J., ka pranuar autoresine e vepres penale dhe ndaj tij mund te aplikohet gjykim i drejtperdrejte. "Por vonesa mund te jete vetem ceshtje procedurash. qe ndiqen ne keto raste", shpjegoi gjyqtari per gazeten "KJ", diten e djeshme. Nderkohe qe burime hetimore rikonfirmuan se 42-vjecari i eshte permbajtur deklarimeve fillestare, duke kembengulur se "eshte ai autor i perdhunimit te vajzes 15-vjecare dhe baba i foshnjes se lindur ne maternitetin e Elbasanit, gjate muajit qershor te ketij viti". Ngjarja ka ndodhur nje vit me pare ne fshatin Gjere, te Gramshit dhe eshte zbuluar vetem pas lindjes se te mitures e denoncimit te nenes se saj. I penduar thellesisht, Ferit J., i ka kerkuar oficereve te policise gjyqesore dhe hetuesve qe ta vrasin me pushkatim, pasi nuk deshiron te jetoje me kete turp te madh mbi krye. Burime nga gjykata u shprehen se, "edhe pse ka pranuar fajesine, 42-vjecari do te denohet me maksimumin e parashikuar nga ligji". Prokuroria dhe gjykata jane duke pritur rezultatet e ekspertimit neuropsikiatrik per te nisur gjykimin e drejtperdrejte te precedentit te ndodhur ne nje fshat te thelle malor te Gramshit.
F. Salliu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›