E Diel, 1 Nëntor 2026

Sigurimi vullnetar, si mund te behet

Emigrantet shqiptare qe jetojne ne Greqi mund te bejne sigurimin vullnetar nepermjet Bankes Amerikane te Shqiperise. Instituti i Sigurimeve Shoqerore ka lidhur nje kontrate me Banken Amerikane te Shqiperise qe ka filiale ne Greqi, e cila ka marre persiper sigurimin vullnetar te shtetasve shqiptare, duke u krijuar atyre te gjitha lehtesite e ketij sigurimi. Kjo banke ka marre persiper t'u jape informacion te interesuarve per sigurimin vullnetar, te lidhe marreveshje ne emer te Institutit te Sigurimeve Shoqerore, duke vepruar ne perputhje me aktet ligjore dhe nenligjore qe veprojne ne kete fushe. Per personin e interesuar per sigurimin vullnetar, si dokument identifikimi, ne mungese te certifikates personale te lindjes apo te pasaportes, mund te pranohet dhe dokumenti i leshuar nga autoritetet shteterore greke, i konfirmuar nga konsullata shqiptare ne Athine. BASH-i ploteson ne prezence te klientit dhe ne konsultim me te marreveshjen e sigurimit vullnetar me te gjitha rubrikat e kerkuara. Per cdo pagese te kryer nga secili, perpilohet mandat arketimi, ku shenohet qarte identiteti i klientit, data e kryerjes se arketimit, shuma e arketuar ne euro dhe kundervlera ne leke, qe i pergjigjet mases ligjore per nje sigurim te kerkuar nga i interesuari, sipas kursit te dites te kesaj banke. Deri tani, Instituti i Sigurimeve Shoqerore ka kontrate vetem me Banken Amerikane te Shqiperise ne Republiken Greke. Asnje autoritet tjeter nuk eshte i autorizuar per kete skeme sigurimi jashte territorit te Shqiperise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›