Drejtori: Me kercenoi shefi i Kirurgjise
Xhemil Beharaj
Largimi nga detyra nuk eshte pritur mire prej shefit te Kirurgjise ne qendren spitalore rajonale te Fierit, qe i pakenaqur nga vendimi i drejtorit e ka kercenuar me jete. Ky eshte dhe objekti i denoncimit te kryer ne komisariatin e policise diten e djeshme nga kreu i spitalit, Artur Gjika, ne dem te ish-drejtuesit te pavijonit te kirurgjise, Leon Shpataraku. Nje grup hetimor nisi investigimin e ceshtjes, duke marre ne pyetje dy palet ne konflikt dhe ngriti akuzen e "kanosjes per shkak te detyres". Gjika eshte shprehur se ish-vartesi i tij e ka kercenuar me jete, nderkohe qe Shpataraku mohoi akuzen, duke deklaruar se "largimi im eshte nje lufte politike qe nis nga Ministria e Shendetesise".
Hetimet ne ngarkim te ish-kreut te Kirurgjise ne spital po kryhen ne gjendje te lire dhe po kryhen nga Prokuroria e Fierit. Burime te policise thane se kallezimi eshte bere dy dite me pare, kurse ballafaqimi i paleve gjate dites se djeshme. Drejtori Artur Gjika ka deponuar se levizjet e posteve ne spital jane te brendshme dhe behen ne kuader te reformimit te stafit te pavijoneve, porse kirurgu Leon Shpataraku e ka marre ne telefon, duke e kercenuar me jete. I pyetur per kete ceshtje, mjeku i marre nen akuze, mohoi duke u shprehur se "kjo eshte nje ngjarje e stisur nga drejtori i spitalit". Lajmi eshte konfirmuar edhe zyrtarisht nga policia e Fierit, qe ka kryer edhe hetimet paraprake.
I pyetur nga gazeta "KJ", kreu i spitalit, Artur Gjika, ka shpjeguar ngjarjen e ndodhur dhe shkaqet e perplasjes me vartesin e tij. "Nuk ka qene nje vendim i imi, ai qe largoi nga posti i shefit te kirurgjise, Leon Shpatarakun, por nje vendim i marre nga drejtori i Shendetit Publik ne Fier, ne kuader te reformes ne shendetesi, per ndryshimin e disa posteve dhe zevendesimin me emra te rinj", tha drejtuesi i institucionit. Ne kete menyre, spitali ka propozuar dy emra te rinj per shefa pavijoni si kandidatura te mundshme, Albert Meten dhe Mynyr Skenderajn. "Perzgjedhjet u bene nga te tjeret, por kjo situate arriti deri ne kercenimin tim me jete", tha Gjika. Ai mohon konfliktet personale me Shpatarakun dhe tha se keto levizje nuk jane kontestuar nga strukturat vendore.
"Me largoi politikisht ministri Ndoka"
Por, kjo levizje e posteve nuk eshte pritur mire nga ish-shefi i kirurgjise, Leon Shpataraku qe i eshte dashur te leshoje karrigen. "Nuk kam te bej aspak me kercenimin qe ka marre drejtori i spitalit, Artur Gjika. Largimi im eshte nje vendim politik, qe autor kryesor ka ministrin e Shendetesise, Nard Ndoka. Drejtori i spitalit te Fierit ndjek rrugen politike te ministrit, lufte qe objektiv ka figurat ne shendetesi te PD-se", deklaroi Shpataraku per gazeten "KJ". Madje, kirurgu akuzon drejtorin e spitalit se ka hequr per motive politike edhe mjeke te tjere ne pavijone, si shefin e departamentit, sepse ishte nenkryetar i deges se PD-se. "Une kam informuar kreun e PD-se, nenkryetarin e parlamentit, Fatos Beja, Kryeministrin dhe te gjithe strukturat e tjera per keto tenderime e levizje te stisura", ka perfunduar Shpataraku.