Goditen shpërndarësit e drogës, arrestime në Fier dhe Shëngjin, kapen doza kokaine dhe kanabisi

Një 53-vjeçar i cili shiste heroinë në doza është arrestuar nga policia e Fierit. Adriatik Mone u kap në flagrancë duke i shitur lëndën narkotike një personi.
Ndërkohë gjatë kontrollit në banesën e tij, efektivët sekuestruan doza heroine të tjera, një sasi kanabisi në trajtë çokollate, peshore elektronike, krehër pistolete dhe shuma parash të përfituara nga veprimtaria e tij kriminale.
Edhe në Shëngjin policia identifikoi 4 persona që shsnin doza të lëndëve të ndryshme narkotike, në zonat e frekuentuara nga pushuesit.
3 prej tyre ranë në pranga ndërsa tjetri është shpallur në kërkim. Policia sekuestroi disa doza kokaine dhe kanabisi, kanabis në trajtë çokollate, ekstazi, kërpudha haluçinogjene, 1 automjet dhe 3 celularë që përdoreshin për këtë veprimtari kriminale.
Ndërsa në shkodër policia arrestoi një 19 vjecar që ishte shpallur në kërkim, pasi u kap me dy kalllashnikove.
/vizionplus.tv