E Diel, 1 Nëntor 2026

Posedonte 2 armë zjarri kallashnikov, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi posedonte 2 armë zjarri kallashnikov.

Policia njofton se ka arrestuan shtetasin A. Gj., 19 vjeç, banues në fshatin Kir.

I riu ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 30.05.2025, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në një automjet, në një lagje të fshatit Kir, ku kanë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri kallashnikov të cilat dyshohet se i posedonte shtetasi A. Gj./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›