Goditje për Barcelonën, Rodri jashtë fushave për një muaj

Lajm i keq për Hansi Flick dhe Barcelonën. Mesfushori Rodri Hernández ka pësuar një dëmtim në muskujt e pasëm të kofshës së djathtë, i cili pritet ta mbajë larg fushave për rreth katër javë.
Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, ndërsa Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht dëmtimin pas ekzaminimeve mjekësore.
Rodri u dëmtua gjatë sfidës së Champions League ndaj Aston Villës, ku u zëvendësua në pushimin mes dy pjesëve.
Si pasojë, mesfushori nuk do të jetë në dispozicion për supersfidën e kësaj fundjave ndaj Atlético Madridit. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, lojtari do mungojë për 4 javë.
Reklamë
Barcelona do të duhet të bëjë pa një nga lojtarët e rëndësishëm të mesfushës edhe në ndeshjet e ardhshme.
Një mungesë e ndjeshme për skuadrën katalanase në një moment të rëndësishëm të sezonit.