TEHERAN – Irani njofton heqjen e ndalimit të internetit

TEHERAN, 25 qershor /ATSH-DPA/- Qeveria iraniane thotë se ndalimi i internetit i vendosur gjatë luftës me Izraelin është hequr.
“Aksesi në internet është rikthyer në normalitet”, tha sot ministri i Komunikacionit, Sattar Hashemi.
Shumica dërrmuese e popullsisë ishte pothuajse tërësisht e shkëputur nga faqet e internetit të huaja për pothuajse një javë, duke përfshirë shumë shërbime mesazhesh.
Njerëzit në Teheran raportuan sot se mund të hynin sërish në internet. Megjithatë, ka ende disa kufizime, me faqet që ngarkohen ngadalë ose aspak.
Autoritetet e sigurisë e justifikuan zyrtarisht masën me arsyetimin e domosdoshmërisë ushtarake për t’u mbrojtur nga sulmet e Izraelit.
Shumë njerëz në vend që duan të informohen lirisht nuk e besuan këtë shpjegim, duke akuzuar qeverinë se dëshiron të censurojë raportet mbi luftën. //a.i/