KLIMË – Nju Jorku përjeton ditët më të nxehta që nga viti 1888

NJU JORK, 25 qershor /ATSH-AA/ – Vala e fortë e të nxehtit që ka vënë nën ndikimin lindjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) pritet të ndikojë negativisht në jetën e 160 milionë njerëzve.
Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit (NWS), pjesët lindore të SHBA-së kanë qenë nën ndikimin e një vape përvëluese që nga dje.
Ndërsa termometrat në Nju Jork arritën në 37.7 gradë Celsius, temperatura në zonën e Aeroportit Ndërkombëtar “Kennedy” arriti 38 gradë në mesditë.
Pas paralajmërimeve se temperaturat mund të arrijnë 40 gradë në zonën metropolitane të Nju Jorkut, qytetarët blenë ftohës të rinj ajri ndërsa qytetarët në rrugë u përpoqën të freskohen me spërkatjen e ujit në formë shatërvani. /os/