HOLANDË – Disa të plagosur pas një zjarri të madh dhe shpërthimeve në qytetin e Utrechtit

AMSTERDAM, 15 janar /ATSH/ – Një zjarr i madh ka shpërthyer dhe janë raportuar shpërthime në një ndërtesë në qytetin holandez Utrecht, sipas BBC.
Ngjarja ndodhi pranë Visscherssteeg, një rrugice në qendër të qytetit. Mediet lokale raportojnë se ndërtesat përreth kanë pësuar dëme të mëdha.
”Mendohet se të paktën katër persona janë plagosur”, i tha kryebashkiaku i qytetit transmetuesit publik NOS.
Mendohet se shumë njerëz të jenë ende nën rrënoja.
Shkaku i zjarrit ende nuk dihet.
Një dëshmitar për “RTL News” tha se kishte dëgjuar një shpërthim tmerrues se gjithçka në rrugicë ishte shkatërruar.
Persona të tjerë i thanë gazetës “Volksrant” se muret dhe dritaret e disa ndërtesave u shkatërruan dhe shumë dyqane pranë u dëmtuan.
Banorëve lokalë u është thënë të largohen.
”Shërbimi lokal i zjarrfikësve tha se nuk ishte i aftë të hynte në ndërtesë për shkak të rrezikut të shembjes”, raportoi transmetuesi holandez NOS./ /Ad.Ab./ a.jor.