Hap i ri për menaxhim profesional dhe qëndrueshëm të pyjeve shtetërore

TIRANË, 7 prill /ATSH/ Ministria e Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin për krijimin e Shoqërisë Shtetërore të Pyjeve (SHSHP), ndërmarrje me kapital 100% shtetëror, e cila do të marrë përgjegjësinë për administrimin, zhvillimin dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të pyjeve shtetërore.
Ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj tha se ky projektligj synon të zëvendësojë sistemin aktual, të fragmentuar dhe me mbivendosje kompetencash, me një strukturë të organizuar dhe profesionale, në përputhje me standardet më të mira europiane.
Sipas tij, SHSHP do të garantojë menaxhim të integruar të pyjeve shtetërore, duke përfshirë pyllëzimin dhe ripyllëzimin, mbrojtjen e biodiversitetit, parandalimin e zjarreve, si dhe zhvillimin e aktiviteteve ekonomike të lidhura me pyjet, përfshirë produktet drusore, bimët mjekësore dhe kreditet e karbonit.
Ky hap pritet të rrisë kontrollin mbi burimet pyjore, të luftojë shfrytëzimin e paligjshëm dhe të krijojë më shumë vlerë për ekonominë dhe komunitetet lokale, duke bashkëthënë mbrojtjen e mjedisit me zhvillimin ekonomik.
/e.xh/j.p/r.e/