Hapet për qarkullim ura e re mbi Ibër në Mitrovicë

PRISHTINË, 26 gusht/ATSH/ Sot, është lëshuar në qarkullim ura e re mbi lumin Ibër, që lidh Mitrovicën e Jugut me atë të veriut, ka bërë të ditur ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Të dashur qytetarë të Mitrovicës dhe gjithë Kosovës, urime ura e re”, ka shkruar Sveçla në rrjetet sociale derisa në fotografinë e postuar nga ai shihen vetura e qytetarë duke lëvizur mbi urë.
Edhe zëvëndësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka publikuar një video për hapjen e kësaj ure.
“Urime Mitrovicë! Urime për të gjithë qytetarët e Kosovës! E gëzofshim urën e re”, ka shkruar ai.
Vlera totale për ndërtimin e tyre është rreth 3 milionë euro. Por, pak pas fillimit të këtyre punimeve, Prokuroria Speciale i ka nisur hetimet për kontratën nën dyshime për keqpërdorim të fondeve publike.Institucionet përkatëse kosovare i filluan ndërtimin e dy urave në të dy krahët e urës kryesore mbi lumin Ibër, me gjithë reagimet e bashkësisë ndërkombëtare dhe kundërshtimet nga serbët në veri.
/Kosovapress/