E Diel, 1 Nëntor 2026

Hegseth: Operacionet e SHBA me sukses, është vetëm fillimi.

Pete Hegseth deklaroi të mërkurën se regjimi iranian “është në fund dhe është i vetëdijshëm për këtë”, ndërsa përplasjet në rajon po hyjnë në ditën e pestë radhazi.

Ai vlerësoi se rezultatet e Operacionit “Epic Fury” gjatë 24 orëve të fundit kanë qenë “të jashtëzakonshme dhe me peshë historike”, duke theksuar se “Shtetet e Bashkuara po dalin fituese”.

Sipas tij, kjo nuk ishte menduar të ishte një përballje e barabartë. “Nuk ka qenë dhe nuk është një luftë e drejtë”, u shpreh ai, duke shtuar se SHBA-të po godasin Iranin “në një moment kur ai është i dobësuar”.

“Do të ketë goditje edhe më të forta. Kjo është vetëm faza fillestare”, paralajmëroi Hegseth.

Në një konferencë për shtyp në Pentagon, në Uashington, ai bëri të ditur gjithashtu se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane me torpedo.

Sipas tij, sulmi i realizuar të martën në mbrëmje përbën herën e parë që nga Lufta e Dytë Botërore që një veprim i tillë kryhet kundër një armiku.

“Anija iraniane besonte se ishte e sigurt në ujërat ndërkombëtare, por u godit dhe u fundos nga një silur i lëshuar nga një nëndetëse amerikane”, deklaroi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›