Takimi me sipërmarrësit e përpunimit të vajit të ullirit/ Rama: Berati, territori me më shumë të kthyer nga jashtë

Kryeministri, Edi Rama, ishte këtë të premte në Berat, ku zhvilloi një takim me sipërmarrës të përpunimit të vajit të ullirit.
Kreu i qeverisë shoqërohej në takim nga Delina Ibrahimaj, ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, si dhe Andis Salla, ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Ai u shpreh se qarku Berat rezulton që ka më shumë persona të kthyer nga jashtë, se sa nga nga ata që ikin nga Shqipëria, duke e cilësuar si pozitive për mundësitë ekonomike të vendit.
“Berati falë Ervinit ka bërë një transformim të madh, nuk e tregon fakti që e bëri ministër, e tregon një fakt tjetër që unë e përmend vazhdimisht. Berati është një territor i republikës që ka më shumë të kthyer nga jashtë sesa ikin jashtë. Pse kthehen njerëzit në Berat: se Berati të gjithëve u ofron mundësi që me punë të vënë në shfrytëzim qoftë shtëpinë e vjetër në kala, qoftë tokën në fshat dhe të fitojnë më shumë sesa do të fitonin duke punuar për të tjerët jashtë shtetit”.