Herri në Afganistan, luftë me talebanët
Për dy muaj e gjysmë ka qenë "top-sekret", më pas thashethemet shpërthyen dhe në përfundim ka ardhur edhe konfirmimi i paevitueshëm i Londrës: Princi Herri është në Afganistan, i angazhuar në operacionet kundër talebanëve në provincën lindore Helmand. Pasi u la mënjanë Iraku, për shkak se konsiderohej shumë i rrezikshëm, djali i dytë i Karlit dhe Dianës ka mundur të niset në Afganistan, në fshehtësi maksimale. "Në dhomën ngjitur, rrëfen vetë Herri, qëndrojnë disa përkthyes që nuk kanë as idenë më të vogël se kush jam unë. Mund të ulem këtu dhe të flas me ta, të pi një cigare e ndoshta edhe të pi një birrë, edhe pse këtu kjo nuk bëhet. Dua të them se këtu ishte gjithçka normale. Para se ju, mediat, të vinit këtu, unë isha një person totalisht normal. Mediat britanike në fakt kishin ruajtur sekretin, por nuk kanë bërë kështu disa sajte amerikane, australiane dhe gjermane. Tani Herri mund edhe të shndërrohet në një shënjestër të lehtë, por gjithsesi ushtria britanike ka vendosur t‘i japë fund menjëherë misionit të tij, që duhej të zgjaste për plot 6 muaj.